Të zgjedhur nga partia, jo nga populli – Të emëruar nga qeveria, jo nga sovrani!

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 20:16

Të zgjedhur nga partia, jo nga populli – Të emëruar nga qeveria, jo nga sovrani!

Në politikë, legjitimiteti i vërtetë nuk matet me postet që dikush ka mbajtur, por me përballjen me qytetarët dhe me votën e sovranit, shkruan Flaka. Kjo është ajo që ndan liderët realë nga emërimet politike.

Një pjesë e figurave që sot përpiqen të sfidojnë liderin e ASH-së, Arben Taravari, kanë pasur poste publike apo partiake, por pa kaluar asnjëherë nëpër testin e vërtetë: zgjedhjet.

Arben Fetai, për shembull, ka qenë aktiv në politikë si kuadër i ASH-së, por asnjëherë nuk ka garuar në zgjedhje për të matur peshën e tij elektorale. Emërimi i tij si zëvendëskryeministër ishte një zgjedhje politike e bërë nga vetë Taravari, që më parë e kishte edhe shef kabineti. Ai nuk është zgjedhur nga populli – por është emëruar nga partia dhe qeveria.

Azir Aliu, aktualisht ministër në qeverinë LSDM-BDI-ASH, ka kaluar nga të qenit këshilltar i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në një emërim si ministër përmes marrëveshjes politike – sërish pa kaluar në filtrin e votës qytetare.

Syrija Rashidi ka mbajtur poste publike, por vetëm një herë është zgjedhur me vota – atëherë si kandidat në listën embyllur të ASH-së kur drejtohej nga Ziadin Sela. Më pas, pozicionet e tij kanë qenë rezultat i emërimeve dhe jo i përballjes me elektoratin.

Bashkim Bakiu është i vetmi nga ky grup që ka tentuar të legjitimohet përmes votës së qytetarëve. Si kandidat për kryetar komune nga Lëvizja Besa në Saraj në vitin 2021, ai garoi kundër Blerim Bexhetit, por humbi. Elektorati foli dhe ai nuk fitoi besimin për të udhëhequr.

Mimoza Musa është një emër më i ri në politikë dhe në vitin 2024 u zgjodh deputete përmes listës së mbyllur të ASH-së në kuadër të koalicionit VLEN. As ajo nuk ka kaluar përmes një gare direkte me votuesin, por përmes përzgjedhjes së brendshme partiake.

Këto janë figurat që sot përfaqësojnë një krah brenda ASH-së që u përjashtuan së fundmi nga kuvendin partiak,, atë që po tenton të sfidojë legjitimitetin e një lideri që ka dalë përballë popullit, që është votuar nga strukturat, që ka mbështetje të gjerë në terren dhe që po e udhëheq ASH-në nëpërmjet një procesi të qartë demokratik dhe të hapur.

Pesha e tyre elektorale? E munguar. Të zgjedhur nga partia, jo nga populli. Të emëruar nga qeveria, jo nga sovrani.

Në një demokraci funksionale, nuk janë emrat në letra që bëjnë diferencën, por legjitimiteti që vjen nga vota. Dhe në këtë betejë për drejtimin e ASH-së, është më se e qartë se fuqia reale qëndron me Arben Taravarin, në terren, me popullin dhe me strukturat. Flaka Media

50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 20:16
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë