Përshëndetje e çuditshme nga VLEN: Mirëpresim rikthimin e ASH-së në frontin e ndryshimit

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Maj, 2025 12:06 Përditësuar

Përshëndetje e çuditshme nga VLEN: Mirëpresim rikthimin e ASH-së në frontin e ndryshimit

VLEN shpreh mirëseardhjen dhe mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata eksponentë të Aleancës për Shqiptarët që, në momente të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zgjodhën të qëndrojnë aty ku u takon me dinjitet: përkrah qytetarëve dhe pjesë e projektit të ndryshimit, thonë nga VLEN

Kumtesa:

Ky vendim i tyre nuk është thjesht një qëndrim politik, është një akt i përgjegjësisë qytetare, një kontribut i çmuar në procesin e transformimit të thellë që kemi nisur së bashku. Në një kohë kur interesat personale dhe pazaret e mbyllura tentuan të deformojnë vullnetin e 107 mijë votuesve shqiptarë, këta përfaqësues treguan se nuk mund të blihet apo tjetërsohet integriteti politik.
Deputetë, ministra, drejtorë, funksionarë të lartë partie, kryetarë degësh, drejtues të forumeve rinore dhe të forumit të gruas, aktivistë nga të gjitha trevat po artikulojnë qartë dhe pa ekuivok që nuk janë me klanin dhe planin e Ali Ahmetit, por me qytetarët, me shpresën dhe me projektin e ndryshimit.

Aleanca për Shqiptarët e vërtetë, ajo që ka lindur nga nevoja për një përfaqësim të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve, sot po gjen veten aty ku e ka vendin natyral, në krah të VLEN-it dhe të qytetarëve që besojnë në ndryshim.
Ky bashkëpunim i ri nuk është vetëm një rreshtim politik. Ai është një bashkim energjish, vlerash dhe përkushtimi për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ai është dëshmi se asgjë nuk mund të ndalë një projekt që buron nga zemra e qytetarit dhe që synon barazi, drejtësi dhe dinjitet për çdo shqiptar.

VLEN është sinonim dhe realitet i ndryshimit historik. Kemi nisur një proces të pakthyeshëm për të sjellë shpresën aty ku është shuar, për t’i dhënë zë atyre që janë injoruar, dhe për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarit.
Mirë se vini në shtëpinë e përbashkët të ndryshimit!

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Maj, 2025 12:06 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?