Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka konfirmuar sot se Arben Fetai do të vazhdojë të ushtrojë funksionin si zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, ndërsa Azir Aliu do të propozohet për postin e ministrit të Shëndetësisë nga koalicioni VLEN.
“Në kryesinë e VLEN-it është miratuar që Arben Fetai të mbetet zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, ndërsa për ministër të Shëndetësisë do të propozohet Azir Aliu. Për pozitat tjera do të vendoset në ditët në vijim,” deklaroi Mexhiti para mbledhjes së koalicionit.
Këto vendime vijnë pas largimit të Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Arben Taravari nga koalicioni VLEN, ndërkohë që disa prej bashkëpartiakëve të tij, si Arben Fetai dhe Azir Aliu, kanë zgjedhur të qëndrojnë në këtë bashkëpunim politik. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
26 Maj, 2025 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.