Sindikata e Pavarur: Pa siguri socio-ekonomike nuk mund të ketë gazetari të lirë, profesionale dhe etike

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 00:03

Sindikata e Pavarur:  Pa siguri socio-ekonomike nuk mund të ketë gazetari të lirë, profesionale dhe etike

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), ku anëtarë janë edhe punonjësit e Agjencisë së lajmeve Flaka, ka kërkuar nga institucionet përkatëse lirimin nga taksat për kontributet për gazetarët dhe punonjësit mediatik, harmonizimin e kontratave të punës me kornizën ligjore dhe identifikimin e qartë të sindikatave të vërteta përballë atyre që pengojnë luftën sindikale.

Këto kërkesa u theksuan në konferencën përmbyllëse të projektit “Të drejtat e punëtorëve për gazetari të pavarur”, i zbatuar nga SPGPM në bashkëpunim me institutin RESIS dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të prezantuara, rreth gjysma e gazetarëve dhe 70% e punonjësve mediatikë në vend marrin paga nën mesataren mujore prej 37.065 denarësh (për periudhën maj–tetor 2023). Në total, 2.100 persona mbulojnë 3.146 pozita pune – 1.694 si gazetarë dhe 1.452 në role të tjera mediatike. Prej 1.039 gazetarëve të punësuar rregullisht, 56% janë gra, ndërsa 70% e punonjësve të mediave janë burra.

“Jemi ndoshta profesioni i vetëm ku 2.400 persona kryejnë mbi 3.000 vende pune. Kemi propozuar një dokument për përjashtimin nga taksat për gazetarinë si profesion me interes publik, veçanërisht për të ndihmuar mediat lokale që përballen me sfida të mëdha financiare,” deklaroi kryetari i SPGPM-së, Pavle Belovski.

Ai theksoi se pa siguri socio-ekonomike nuk mund të ketë gazetari të lirë, profesionale dhe etike që mbron interesin publik, sidomos në kohën kur presioni mbi gazetarët dhe mediat po rritet.

Belovski vuri në dukje se gazetarët dhe korrespondentët në mjediset lokale përballen me sfida më të mëdha se ata në kryeqytet. “Zhvillimet teknologjike dhe rrjetet sociale na kanë vënë në hije, por më shumë se kurrë nevojitet gazetari e mirëfilltë, që informon qytetarët për të marrë vendime të informuara,” u shpreh ai.

Ekspertja për të drejtat e njeriut, Neda Çalovska, theksoi rëndësinë e kontratave të punës për garantimin e integritetit profesional, ndërsa ish-kryetarja e SPGPM-së, Tamara Çausidis, prezantoi Kartën për të drejtat profesionale dhe të punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik.

Në konferencë u theksua gjithashtu se anëtarësia e SPGPM-së është rritur me mbi 70% gjatë 2.5 viteve të fundit. Sindikata synon forcimin e strukturave të saj dhe rritjen e shikueshmërisë në sferën mediatike. Flaka Media

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 00:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?