Prokuroria ka hapur nëntë lëndë për ndërtimet e paligjshme në Shkup

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 17:35

Prokuroria ka hapur nëntë lëndë për ndërtimet e paligjshme në Shkup

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është duke i shpalosur akuza për pushtetin lokal, të cilin e akuzon për ndërtimet pa leje në territor të Shkupit, respektivisht Çairit. Për veprimet veprime ilegale të ndërtimtarëve në rajonin e Shkupit është angazhuar edhe Prokuroria Themelore Publike e Shkupit.

Një një prononcim për TV Shenja nga Prokuroria Publike bëjnë të ditur se nga fillimi i vitit 2025 deri më tani janë ngritur nëntë padi penale dhe janë formuar po aq lëndë për ndërtime pa leje.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Nga fillimi i këtij viti në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup janë parashtruar nëntë kallëzime penale për veprën ‘ndërtim pa leje’ nga neni 244-a i Kodit Penal. Janë hapur po aq lëndë dhe po kryhen veprime verifikuese”.

Ndonëse kanë ndërmarrë hapa konkret, nga Prokuroria Themelore Publike nuk precizojnë saktësisht se në cilën pjesë të qytetit ndodhen ndërtimet për të cilat ata kanë ngritur procedurë hetimore.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Prokuroria Publike nuk i ndan lëndët në statistika të veçanta në bazë të komunës në të cilën është kryer vepra dhe i trajton të gjitha rastet në mënyrë të barabartë, pavarësisht se ku ndodhen objektet kontestuese”.

Ishte kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, e cila në javën që lamë pas, në rolin e inspektorit me telefon në dorë doli në rrugët e Çairit për të denoncuar ndërtimet pa leje.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 17:35
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë