VLEN: Me Afrim Gashin, Parlamenti u bë shtëpia e qytetarëve!

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 15:22

VLEN: Me Afrim Gashin, Parlamenti u bë shtëpia e qytetarëve!

Sot shënohet një vit që kur Afrim Gashi mori detyrën si Kryeparlamentar i Maqedonisë së Veriut. Një vit që dëshmoi se edhe në politikë, dinjiteti, përulësia dhe përgjegjësia janë vlera që mund të udhëheqin me sukses një institucion të rëndësishëm të shtetit, transmeton Flaka

Kumtesa:

Afrim Gashi, me stilin e tij të veçantë, modestinë dhe me përkushtim të palëkundur, ka arritur që brenda vetëm një viti të ndryshojë rrënjësisht perceptimin e qytetarëve për Parlamentin. Ai e ka transformuar këtë institucion nga një tempull i mbyllur i pushtetit, në një Parlament të hapur, të qasshëm dhe transparent, një Parlament që punon në shërbim të popullit dhe jo për hesap të interesave të ngushta partiake.

Nën drejtimin e tij, është rikthyer dinjiteti i debatit parlamentar, është përforcuar funksioni ligjvënës dhe është ndalur abuzimi me procedurat ligjore siç është keqpërdorimi i flamurit të BE-së siç ka ndodhur më herët. Dialogu politik është inkurajuar, konsensusi është vënë në qendër të vendimmarrjes dhe funksionimi i Parlamentit është bërë më efikas e më i drejtë.

Një prej arritjeve më të rëndësishme ka qenë ngritja e diplomacisë parlamentare në nivelin më të lartë historik. Përmes një numri të madh vizitash zyrtare, takimesh bilaterale dhe pjesëmarrjes aktive në forume ndërkombëtare, Parlamenti është pozicionuar si një partner serioz dhe i besueshëm në arenën ndërkombëtare, i aftë të përfaqësojë denjësisht interesat euroatlantike të vendit.

Gjatë këtij viti janë realizuar edhe hapa konkretë drejt digjitalizimit të Parlamentit dhe rritjes së transparencës, përmes platformave të reja digjitale, përmes takimeve të rregullta me gazetarë, si dhe me rritjen e mundësive për qytetarët që të komunikojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e tyre.

VLEN shpreh mirënjohje për këtë qasje të re në politikë, që përfaqëson vlerat për të cilat qëndrojmë, punë të ndershme, përfaqësim dinjitoz dhe institucione në funksion të qytetarëve.

Ky është vetëm fillimi. Jemi të bindur se me këtë ritëm, me këtë vizion dhe me këtë integritet, Parlamenti do të vazhdojë të jetë jo vetëm shtëpia e ligjvënies, por shtëpia e secilit qytetar të këtij vendi.

Urime Afrim Gashi për një vit të suksesshëm në krye të Parlamentit! Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 15:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?