Taravari: Sulejmani e shiti popullin për një post ambasadori. Çfarë duhet të quhet tani?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 18:52

Taravari: Sulejmani e shiti popullin për një post ambasadori. Çfarë duhet të quhet tani?

Arben Taravari, lideri i Aleancës për Shqiptarët, ka komentuar sot emërimin e ish-deputetit Salim Sulejmani si ambasador në Gjirin Persik, shkruan Flaka. Sulejmani pati dhënë dorëheqje të bujshme para disa ditësh, duke deklaruar se po largohej “për një arsye më madhore që do ta zbulojë më vonë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Taravari shprehu habi për mënyrën se si Sulejmani e ka kamuflluar largimin nga detyra e deputetit.

“Në fillim nuk e besova që Salim Sulejmani mund të tallej deri në këtë pikë. Na la duke na quajtur ‘tradhëtarë’ sepse ne, si anëtarë të Aleancës, ishim larguar nga rrogat dhe lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi. Por tani, kur surpriza që ai paralajmëroi është zyrtare, shohim se ai u emërua ambasador në Gjirin Persik,”– tha Taravari.

Sipas kreut të ASH-së, retorika e Sulejmanit për të “larguar të vërtetat” iu duk që në fillim e dyshimtë dhe që tani vetëm se vërtetohet.

“Ai na e shitë popullin duke braktisur mandatin parlamentar dhe duke iu bashkuar makinës diplomatike për fitime personale. Pasi na quajti tradhëtarë për vendimet tona të ndërgjegjshme, tani e kuptojmë se vetë po vetëquhet ambasador falë favoreve politike,” shtoi Taravari.

Taravari ndan bindjen se veprimi i Sulejmanit e ka shndërruar atë në “simbol të sojit të politikanëve që shesin interesin kombëtar për poste e privilegje”.

“Çfarë quhet njeriu që një ditë largon veten për shkak të parimeve dhe, pas pak ditësh, del të jetë kandidati i radhës për ambasador?

Ne e dimë përgjigjen, por e lëmë popullin ta gjykojë vetë,” deklaroi lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 18:52
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë