Nga 1 qershori 2025, qytetarët do të kenë mundësinë të realizojnë ceremoninë e martesës në një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit – Portën e Maqedonisë, njofton Flaka. Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë ka arritur marrëveshje ndërinstitucionale me Institucionin Nacional – Muzeu i Luftës për Pavarësinë e Maqedonisë – Shkup, për shfrytëzimin e sallës solemne në këtë objekt për organizimin e martesave civile.
Në bazë të marrëveshjes, ceremonia do të mund të organizohet në ditët e enjte, të premte, të shtunë dhe të diel, në orarin nga ora 14:00 deri në 17:30. Kjo nismë synon të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për qytetarët, duke ofruar ambient të denjë dhe të paharrueshëm për një nga momentet më të rëndësishme të jetës.
Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë thekson se mbetet e përkushtuar të sjellë shërbime më të afërta, më të humanizuara dhe më të përshtatura me jetën reale të qytetarëve. Porta e Maqedonisë do të jetë jo vetëm simbol kombëtar, por edhe vend solemn për kurorëzimin e dashurisë. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
29 Maj, 2025 18:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.