Danella Arsovska shpërthen ndaj institucioneve: “Shteti është kthyer në mburojë të krimit”

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2025 19:04

Danella Arsovska shpërthen ndaj institucioneve: “Shteti është kthyer në mburojë të krimit”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve shtetërore, duke i akuzuar për mosveprim dhe mbrojtje të strukturave kriminale brenda qeverisë, shkruan Flaka. Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, Arsovska ka adresuar kritika të forta ndaj autoriteteve për mosndërmarrje të masave ndaj, siç i quan ajo, “kriminelëve të VLEN-it”, duke përmendur me emër Visar Ganiun dhe Izet Mexhitin.

“Nuk keni as minimumin e dinjitetit për të pranuar se jeni të paaftë dhe të frikësuar nga kriminelët që i mbani në qeveri”, thekson Arsovska, duke ngritur akuza për mbi 150 ndërtime pa leje dhe keqpërdorim të fondeve publike me shuma milionëshe.

Ajo pretendon se, në vend të ndëshkimit të fajtorëve, institucionet janë përqendruar në hakmarrje politike ndaj nëpunësve të ndershëm, siç është rasti me udhëheqësen e sektorit Ivana, e cila u ekspozua pas denoncimeve për rrezikimin e jetës së qytetarëve përmes ndërtimeve të paligjshme.

“Po shisni banesa që nesër mund të bëhen dhoma vdekjeje”, deklaron kryebashkiakja, duke aluduar në ndërtimet e rrezikshme në territorin e Shkupit. Ajo pyet publikisht se çfarë detyrimesh kanë institucionet ndaj Visar Ganiut dhe Izet Mexhitit, duke i quajtur “kukulla të DPMNE-së”, që sipas saj, janë të paprekshëm për shkak të pazareve politike.

“Ju nuk do sillni asnjë drejtësi, vetëm do të vidhni”, përfundon ajo, duke akuzuar policinë dhe prokurorinë për mbrojtje të pushtetit në vend që të shërbejnë drejtësisë.

Deklarata e Danella Arsovskës vjen në një moment kur tensionet politike janë shtuar, ndërsa opinioni publik kërkon transparencë për ndërtimet pa leje dhe përgjegjësi institucionale për shkeljet ligjore. Deri tani, nga ana e zyrtarëve të përmendur nuk ka pasur reagim zyrtar. Flaka Media

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2025 19:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?