VLEN: Çairi po sulmohet me çdo mjet

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2025 10:37

VLEN: Çairi po sulmohet me çdo mjet

Kur menduam se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk mund të bjerë më poshtë, ajo na befasoi me një lëvizje të papritur dhe tronditëse: një aleancë e paprecedentë me Danella Arsovskën dhe Dimitar Apasievin – një treshe që bashkon interesin politik të ulët dhe frikën e përbashkët nga ndryshimi që po vjen nga koalicioni VLEN, transmeton Flaka

Po, e lexuat mirë! Dimitar Apasiev – figura më e njohur për fyerje, urrejtje dhe shpifje ndaj shqiptarëve – tashmë është kthyer në partner të heshtur të BDI-së. Qëllimi? Shpëtimi i Danella Arsovskës dhe ruajtja e pushtetit të Blerim Bexhetit në Çair, një bastion që ka nisur të lëkundet seriozisht përballë alternativës së re që përfaqëson VLEN.

Ky është bashkimi më hipokrit dhe më i pështirë politik që ka parë ndonjëherë Maqedonia e Veriut – një treshe që nuk e lidhin as vlerat, as parimet, por vetëm frika nga humbja.

Çairi është kthyer në shënjestër politike dhe ideologjike. BDI nuk ngurron të bashkëpunojë as me figura të deklaruara antishqiptare vetëm e vetëm për të ruajtur një status quo që shumica dërrmuese e qytetarëve tashmë e kanë refuzuar.

Por, kjo nuk do të funksionojë. VLEN nuk është thjesht një koalicion politik – është zëri i popullit, është vullneti i shumicës, është simboli i ndryshimit që po troket fuqishëm nga Çairi.

As Apasievi, as Danella, dhe as BDI nuk mund ta ndalin më këtë uragan ndryshimi. Koha e manipulimeve ka mbaruar. Koha e llogaridhënies ka ardhur, reaguan nga VLEN.

Arsovska akuzon Visar Ganiun dhe Izet Mexhitin për grupim kriminel dhe

mafi urbane në Çair, duke akuzuar se janë mbi 150 objekte të legalizuara jashtë kornizës ligjore, me falsifikim dokumentesh dhe uzirpim të tokës shtetërore – publike. Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2025 10:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?