Ganiu: Apasiev i Levicës me Bexhetin e BDI-së janë bërë zëdhënës të diskriminimit ndaj shqiptarëve të Çairit

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2025 23:33

Ganiu: Apasiev i Levicës me Bexhetin e BDI-së janë bërë zëdhënës të diskriminimit ndaj shqiptarëve të Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar ndaj deklarimeve dhe sjelljes së kreut të Levicës, Dimitar Apasiev, të cilin e akuzon për gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dhe Blerim Bexhetin.

Ganiu thekson se trinomi Apasiev–Arsovska–Bexheti po e mban peng Shkupin dhe po e ndëshkon Komunën e Çairit, ku jeton shumicë shqiptare që, sipas tij, nuk pranon nënshtrim politik, por kërkon dinjitet dhe barazi.

“Katër vite pa investime. As parqe, as rrugë, as respekt. Vetëm arrogancë dhe diskriminim institucional. Ndërkohë, Qyteti i Shkupit ka marrë mbi 18 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Çairit dhe nuk ka kthyer asgjë mbrapsht,” thekson Ganiu në deklaratën e tij.

Ai shton se BDI dhe Levica janë bërë ortakë në heshtjen e padrejtësive dhe në ndëshkimin e shqiptarëve të Çairit.

“Unë do të vazhdoj të flas. Të kërkoj drejtësi. Të luftoj për bashkëqytetarët e mi. E ti, Apasiev, qëndro në shoqërinë e Blerim Bexhetit dhe Danella Arsovskës – një treshe perfekte për harresë,” përfundon Ganiu.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2025 23:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?