Barometri i korrupsionit: Sfida të mëdha sociale dhe kërkesa për ndryshim
Driton ZENKU
Transparensi Interneshënall-Maqedoni publikoi Barometrin e korrupsionit për maj 2024, ku pas monitorimit të rasteve dhe veprimeve lidhur me korrupsionin dhe luftën kundër tij, ngjarjet ndahen në dy kategori: “pastër” dhe “turbullt”, shkruan Flaka. Në ngjarjet e “pastërta” përfshihet shkarkimi i gjyqtarit Enver Bexheti, i cili, së bashku me Artan Grubin, përfundoi në listën e zezë të SHBA-së për dyshime për ryshfet në rastin gjyqësor ndaj Sasho Mijallkovit. Rubrika Socio Aspekt trajton ngjarjet nga këndvështrimi sociologjik. Autor është Driton Zenku, sociolog i diplomuar.
Po ashtu, Gjykata Supreme konfirmoi ligjshmërinë e regjistrimit sekret që solli dënimin e farmacistit në Onkologji për marrje ryshfeti ndaj pacientes së ndjerë Minka Veizovska. Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet e Kodit Zgjedhor që rrisnin pragun për nënshkrimet e kandidatëve të pavarur, ndërsa hetimet zbuluan dëm ekonomik prej 1.5 milion denarë në M-NAV nga drejtori dhe një udhëheqës i departamentit.
Në anën tjetër, ngjarjet “turbullta” përfshijnë akuza për terapi që përkeqësuan gjendjen e pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë, anulimin e zgjedhjes së Dukovskës për gjyqtare kushtetuese nga Gjykata Administrative, mungesë paanshmërie në negociata, mosdeklarimin e pronësisë nga persona të ekspozuar politikisht, shkelje të të drejtave të njeriut në çështje dokumentesh udhëtimi dhe gjyqësore, keqmenaxhim financiar në digjitalizimin e librave amë me vlerë 8.5 milionë euro, mungesë standardesh për gjelbërim në komunat qendrore, dhe lëshim vërtetimesh me ryshfet për të huajt në qendrën e Shkupit.
Aspekti sociologjik i të dhënave të prezantuara në raportin e Transparensi Interneshënall-Maqedoni ka disa dimensione kyçe që mund të theksohen: Shkarkimi i gjyqtarëve të përfshirë në skandale dhe dënimet për ryshfet pasqyrojnë përpjekjet për pastrim të sistemit, por po ashtu tregojnë sfidat dhe mungesën e besimit në sistemin gjyqësor. Në një shoqëri ku institucionet janë të kapura nga korrupsioni, besimi qytetar bie, duke ndikuar në stabilitetin social dhe funksionimin demokratik.
Akuza për trajtime të këqija në shëndetësi, mungesa e transparencës në menaxhim, dhe korrupsioni në shërbime të rëndësishme, siç është lëshimi i dokumenteve, rrisin ndjenjën e padrejtësisë dhe pasigurisë te qytetarët. Kjo mund të sjellë alienim social, indinjatë dhe mosbashkëpunim me autoritetet.
Mosdeklarimi i pasurisë nga personat e ekspozuar politikisht dhe mungesa e paanshmërisë në negociata tregojnë për një elitë që shpesh operon jashtë normave të përgjegjshmërisë sociale dhe ligjore, duke thelluar hendekun midis qytetarëve dhe qeverisjes.
Kur qytetarët perceptojnë korrupsion të përhapur dhe mungesë të drejtësisë, kjo mund të çojë në apati politike, ulje të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe në angazhimin qytetar. Në të njëjtën kohë, mund të rritet një nevojë për aktivizëm qytetar dhe shoqëri civile që kërkon transparencë dhe llogaridhënie.
Problemet e identifikuara në sektorë kyç si shëndetësia, administrata publike dhe gjyqësori ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe në zhvillimin social-ekonomik. Korrupsioni pengon ndarjen e drejtë të burimeve dhe mundëson përqendrimin e tyre tek pakë të privilegjuarve.
Në përmbledhje, këto të dhëna sociologjike tregojnë një shoqëri që përballet me sfida serioze në konsolidimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një bashkësie ku qytetarët ndihen të barabartë, të sigurt dhe të përfshirë në proceset demokratike. Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe një proces i thellë social për të ndryshuar marrëdhëniet mes shtetit dhe qytetarit.
Rubrika Socio Aspekt trajton ngjarjet nga këndvështrimi sociologjik. Autor është Driton Zenku, sociolog i diplomuar.
TË FUNDIT SOT
- Skandal i ri me librat shkollorë, Kosova quhet Metohi dhe pjesë e territorit të Serbisë
- Garancitë e sigurisë/ Zelensky: Plani për paqe i SHBA-së kërkon diskutim më të gjerë
- Orban: BE po përgatitet të pranojë Ukrainën dhe të fillojë luftën me Rusinë
- Orban: BE po përgatitet të pranojë Ukrainën dhe të fillojë luftën me Rusinë
- Diskutimet për planin e paqes, Starmer pret në Londër Macronin, Merzin dhe Zelenskyn


Thumbi sot

- Zenku: Administratorët e besuar do të jenë pa kompetenca – në Gostivar vendi nuk është vakant
- “Mesazhe interne për mosdalje në votime” – Zenku zbulon prapaskenat e ditës së votimit në Gostivar
- Zenku zbulon prapaskenat: Tentim për ndryshim të shumicës në Këshillin e Gostivarit – dështoi në momentet e fundit
BALLKANI SOT
BOTA SOT
Ekonomia SOT
Inovacione Sot
Kuriozitetet Sot
MË TË LEXUARA
- Trupi para dhe pas koronës: Zbulohen pasojat shqetësuese
- OpenAI lanson “ChatGPT search” – që mund të sfidojë Google dhe Microsoft
- Aksident në Turçan të Gostivarit, makina bie në lumë
- Si të përdorni të bardhat e vezës për flokët dhe lëkurën
- Aksidenti në Gostivar, njëri nga të aksidentuar është mjeku i njohur nga Gostivari











