Duhani si simptomë shoqërore: Varësia që po na shkatërron
Driton ZENKU
Shifrat e fundit nga OBSH tregojnë se Maqedonia e Veriut është ndër vendet me nivelin më të lartë të duhanpirjes në Evropë. Mbi 46% e meshkujve dhe 27% e femrave janë konsumues të rregullt të produkteve me nikotinë, ndërsa çdo vit humbin jetën mbi 4.000 qytetarë si pasojë e duhanit.
Por ky nuk është vetëm problem shëndetësor – është krizë shoqërore. Duhani është bërë pjesë normale e përditshmërisë, për shkak të mungesës së edukimit, tolerancës kulturore dhe dështimit institucional për ta kontrolluar. Pranimi i zëvendësministrit se ligji nuk zbatohet, tregon për një sistem që mbyll sytë.
Reklamat e pakontrolluara në rrjete sociale, fillimi i hershëm i konsumimit dhe mungesa e kontrollit ndaj cigareve elektronike, e bëjnë edhe më të rrezikshëm këtë fenomen – veçanërisht për të rinjtë.
Zgjidhja nuk qëndron vetëm te ndalimi ligjor, por në një ndryshim të plotë kulturor dhe institucional, që përfshin edukimin, ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për ata që duan të heqin dorë.
Rubrika Socio Aspekt trajton ngjarjet nga këndvështrimi sociologjik. Autor është Driton Zenku, sociolog i diplomuar.
FLAKA SOT
- Filkov refuzon provimin në shqip: Kushtetuta nuk interpretohet politikisht
- Trump paralajmëron Iranin: “Koha po mbaron, veproni shpejt!”
- Griezmann me moment historik: asistimi i 100-të për Atlético Madrid në ndeshjen e fundit
- Çfarë ndodh në trupin tuaj kur hani vezë çdo ditë? Studimet tregojnë përfitime të shumta
- Liverpool mbështet Arne Slot – plan i madh për merkato verore
- Rummenigge: Hansi Flick mund t’ia sjellë Barcelonës Champions League-n
- VLEN në panik nga protesta studentore? Një ditë para protestës premtojnë zgjidhje për shqipen
- Diego Simeone konfirmon qëndrimin te Atlético Madrid – vendimi është marrë



2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?

Shqipëria e paprekshme

Rrjetet sociale: Nga revolta e Ballkanit te cirku shqiptar

Pavarësia e Kosovës: nga ëndrra kolektive te bankat e Hagës

Inteligjenca Artificiale: Dhjetë vitet që do ta ridizajnojnë botën

Autonomia universitare nuk është negociabile – standardi evropian dhe realiteti ballkanik

Autonomia universitare nuk është negociabile – standardi evropian dhe realiteti ballkanik

Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

Universiteti nuk është zyrë shtetërore

UÇK-ja nuk është dosje – është themel













