Qeveria i ka paraqitur të premten Kuvendit të Maqedonisë së Veriut propozimet për emërimin e një ministri të ri të Shëndetësisë dhe një zëvendësministri të Bujqësisë, pas dorëheqjeve të Arben Taravarit dhe Flakron Bexhetit.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka propozuar Azir Aliun për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa Albrim Hoxhën – ish-punonjës në komunën e Strugës – si zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë.
Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, këto propozime pritet të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare, ku deputetët do të votojnë për miratimin e tyre.
Ndërkohë, dorëheqje nga posti i zëvendësministres së Mbrojtjes ka dhënë edhe Elfete Ismaili, përfaqësuese e Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Arben Taravarit. Ajo pritet të mbetet pjesë e kësaj partie, ndonëse aktualisht jashtë funksioneve ekzekutive në qeveri.
Lëvizjet e fundit vijnë në një kohë tensioni dhe ri-rreshtimesh në spektrin politik shqiptar, veçanërisht pas përçarjeve të brendshme në Aleancën për Shqiptarët dhe zhvillimeve paszgjedhore. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
3 Qershor, 2025 10:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.