Infermieret e Tetovës protestojnë sërish: “Na mbajnë pa rroga, pa kontrata dhe me kërcënime”

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 13:35

Infermieret e Tetovës protestojnë sërish: “Na mbajnë pa rroga, pa kontrata dhe me kërcënime”

Protestat e infermierëve dhe personelit teknik në Spitalin Klinik të Tetovës po vazhdojnë pa ndërprerje, ndërsa kërkesat e tyre thelbësore ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet përkatëse. Të martën në mëngjes, rreth 50 infermiere dolën sërish në protestë, edhe pse numri i përgjithshëm i personelit me status të pazgjidhur arrin në mbi 140 punonjës, shkruan Flaka Media

“Përgjigje nuk kemi ende, prandaj përsëri kemi dalë në protesta. Vendin e punës nuk e lëmë, por as protestat nuk do t’i ndalim. Do të vazhdojmë derisa të kemi një përgjigje të qartë. Nëse është për të na zëvendësuar, të na thonë haptazi,” deklaroi një nga infermieret protestuese.

Sipas punonjësve, përveç mungesës së pagave dhe kontratave, shqetësim i madh mbeten edhe presionet dhe kërcënimet që u bëhen për të mos marrë pjesë në protestë.

“Na thonë që jeni të zëvendësueshëm. E nëse është kështu, le të na thonë që tani, jo të na mbajnë pa kontrata, pa paga, dhe pastaj të na hedhin në rrugë. Edhe unë kam familje dhe vij në punë pa marrë rrogë,” u shpreh një infermiere tjetër.

Nga drejtoria e Spitalit Klinik të Tetovës shprehen të gatshëm për bashkëpunim, por theksojnë se zgjidhja nuk varet prej tyre. Kryeinfermierja Dita Zaimi bëri thirrje që të formohet një grup përfaqësues i protestuesve për të përpiluar kërkesat dhe për t’i dorëzuar ato në mënyrë zyrtare.

“Nuk është një çështje që varet vetëm nga ne. Kjo është një situatë që prek të gjithë vendin. Ne jemi të hapur për takim dhe për ta përcjellë kërkesat më tej, por vendimet i merr niveli qendror,” tha ajo.

Ndërkohë, infermieret vazhdojnë të qëndrojnë në punë dhe të kujdesen për pacientët, ndonëse statusi i tyre mbetet i paqëndrueshëm dhe i pasigurt.

“Motoja e ditës sot është: Le të na mbajnë, që të mos na qajnë,” u shpreh një infermiere simbolikisht në fund të protestës.

Zyrtarisht, drejtoria e spitalit mohon që të ketë pasur ndonjë kërcënim për protestuesit, por për infermieret që jetojnë prej vitesh me pasiguri dhe pa përkrahje institucionale, fjalët nuk mjaftojnë më.

282
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 13:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
282
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?