Arben Fetai flet për “kontakt Grubi–Taravari”, por harron se Hazir Aliu komunikonte me BDI-në
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në një intervistë për Alsat-M, deklaroi se skenari për largimin e Aleancës për Shqiptarët nga qeveria është ideuar nga zëvendëskryeministri mëhershëm, Artan Grubi. Sipas tij, Grubi ka zhvilluar komunikime direkte me liderin e ASH-së, Arben Taravari, përcjell Flaka Media
“Kam informacione që zoti Grubi ka kontaktuar me zotin Taravari në kuadër të një skenari të dizajnuar për destabilizimin e Aleancës brenda qeverisë,” tha Fetai, pa ofruar më shumë detaje apo prova konkrete.
Nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, zyrtarë partiakë e kanë quajtur deklaratën e Fetait të pabazë dhe politike, duke rikujtuar se Hazir Aliu – personi që sot i qëndron më afër vetë Fetait – ishte një nga të parët që kishte zhvilluar kontakte me përfaqësues të BDI-së në Reçicë.
“Ekspozimet e tij të fundit, të artikuluara nga kancaritë e qeverisë, janë kopje e dobët e qasjea së Grubit. Kjo nuk është rastësi. Kjo është pasojë logjike kur idoli yt politik është Grubi – nuk mund të dalë nga goja jote tjetër gjë përveçse kopje e tij”, thonë zyrtarë të ASH-së. Flaka Media
















