Elmazi nga VLEN e akuzon për ndërtim pa leje në Saraj – Arsovska: Një nga banesat pa leje në Çair është e jotja!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2025 23:34

Elmazi nga VLEN e akuzon për ndërtim pa leje në Saraj – Arsovska: Një nga banesat pa leje në Çair është e jotja!

Koalicioni VLEN reagoi ashpër për ndërtimin e një objekti pa leje në komunën e Sarajit. Muhamed Elmazi, përfaqësues i VLEN-it, deklaroi se ndërtesa është ndërtuar pa leje dhe me dokumente të falsifikuara. Ai i drejtoi pyetje kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke kërkuar të sqarohet nëse objekti është ngritur në tokë private apo publike, përcjell Flaka.

Elmazi paralajmëroi se nëse Arsovska hesht, VLEN do të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë për të ndëshkuar personat e lidhur me BDI-në, të cilët sipas tij, po ndërtojnë pa leje.

“Zonja Arsovska, para se të flisni për ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e interesit publik, përgjigjuni: A do të flisni për ndërtesat e paligjshme dhe perandorinë urbane të miqve tuaj të klanit të BDI-së? A do t’i kërkoni vinça për këto raste apo do t’i mbyllni sytë sepse janë partnerët tuaj politikë?”, theksoi Muhamed Elmazi nga VLEN.

Nga ana tjetër, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, iu përgjigj, duke e akuzuar Elmazin për hipokrizi dhe dyfytyrësi.

“Taman mendonit se nuk mund të demonstrojnë më shumë dëshpërim për kriminalitetin ku janë kapur, ata gjejnë një kampion të ri nga BDI-ja! Muhamed Elmazi ishte anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit në këtë mandat dhe anëtar i shquar i BDI-së deri në shtator 2024, kur u bë pjesë e VLEN-it për t’u emëruar drejtor në NOMAGAS,” tha Arsovska, duke publikuar edhe dokumentacion që e dëshmon këtë.

Ajo gjithashtu u shpreh se Elmazi ka munguar në seancën ku u diskutua për ndërtime të paligjshme në të gjitha komunat e Shkupit, përfshirë Sarajin dhe Çairin, dhe e kritikoi për përpjekjen për t’i shpërndarë përgjegjësitë për “kriminalitetin urban” në një nivel nacional, duke minimizuar fajet e veta dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

Arsovska ngriti akuza serioze kundër Elmazit dhe koalicionit VLEN për lidhje me “imperiumin urban” dhe përfshirjen në legalizime të paligjshme, duke paralajmëruar se do të nxisë hetime të thelluara dhe do të përfshijë prokurorinë për rastet konkrete.

“Tani të pyes, Muhamed: A je kriminel nga BDI-ja apo nga VLEN? A e di që nga 150 ndërtime pa leje në Çair, njëri është edhe banesa jote ku ti jeton falas? Nëse nuk e di, do ta dërgoj këtë rast në Prokurori, sepse imperiumi i mafias urbane tënd do të shembet, dhe nuk më intereson nga cila parti je,” deklaroi Arsovska. Flaka Media

67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2025 23:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?