BDI kërkon përgjegjësi për diskriminimin etnik në avancimet në SPB Tetovë

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Qershor, 2025 14:48 Përditësuar

BDI kërkon përgjegjësi për diskriminimin etnik në avancimet në SPB Tetovë

BDI shpreh shqetësim të thellë lidhur me informacionet që kanë dalë në opinion publik mbi punësimet dhe avancimet e fundit në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, përkatësisht në njësinë për Policinë Kriminale. Sipas të dhënave të siguruara, nga konkursi i fundit i brendshëm janë avancuar 12 të punësuar të përkatësisë maqedonase dhe vetëm 1 shqiptar, çka përbën një disproporcion flagrant dhe diskriminues në përfaqësimin etnik.

Është e papranueshme që në një institucion publik në zemër të një rajoni me shumicë shqiptare, të ketë një përjashtim kaq të theksuar të shqiptarëve nga mundësitë për avancim profesional dhe përfaqësim i drejtë në organet shtetërore. Më shqetësuese është që këto vendime janë marrë në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë etnike të garantuara me ligj.

BDI kërkon urgjentisht që:

• Të shqyrtohen të gjitha vendimet e marra në këtë konkurs nga Ministria e Punëve të Brendshme;

• Të bëhet transparencë e plotë rreth procedurës së përzgjedhjes dhe kritereve të përdorura;

• Të garantohet përfaqësim i drejtë dhe i barabartë i shqiptarëve në institucionet e sigurisë, siç përcaktohet me Kushtetutë dhe ligj.

Njëkohësisht, ftojmë drejtuesit institucionalë në SPB Tetovë të japin sqarime të menjëhershme lidhur me këto vendime dhe të tregojnë se kush realisht i merr vendimet në këtë sektor, drejtuesit zyrtarë apo figura të padeklaruara që veprojnë prapa skenës.

BDI nuk do të qëndrojë indiferente ndaj praktikave të tilla diskriminuese që rrezikojnë kohezionin shoqëror dhe barazinë qytetare. Ne do të kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe politike për çdo shkelje që prek të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Qershor, 2025 14:48 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?