Pas tragjedisë së rëndë në Koçan, ku humbën jetën 62 të rinj dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar, Qeveria ka ndërmarrë masa urgjente për përballimin e pasojave dhe ndihmën ndaj të prekurve. Në një deklaratë publike, Kryeministri theksoi se përveç hetimit të plotë të rastit dhe vënies para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve, prioritet mbetet edhe përkujdesja ndaj të mbijetuarve dhe familjeve të tyre.
Deri më tani janë ndarë 30 milionë denarë për transportin dhe akomodimin e anëtarëve të familjeve të të lënduarve, ndërsa është hapur një linjë direkte telefonike (070/355-526) që lidhet drejtpërdrejt me Kryeministrin, ku qytetarët mund të raportojnë nevojat dhe kërkesat e tyre specifike.
Në mbledhjen e ardhshme qeveritare pritet të merret vendim që qendra rekreative Ponikva të shndërrohet në qendër rehabilitimi me staf mjekësor të përhershëm për trajtim psikofizik dhe rikuperim të të lënduarve.
“Kjo është një betejë e përbashkët – as të lënduarit, as familjet e të rinjve të ndjerë nuk janë vetëm,” u tha në deklaratë, duke nënvizuar se shteti po ndërmerr masa konkrete dhe të prekshme për t’u përballur me tragjedinë dhe për të dëshmuar se ndryshimi është i mundur. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Qershor, 2025 12:02
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.