ASH: Azir Aliu propozoi vetë heqjen e balancuesit – VLEN është bërë zgjatim i VMRO-së

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 12:12

ASH: Azir Aliu propozoi vetë heqjen e balancuesit – VLEN është bërë zgjatim i VMRO-së

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të ministrit Azir Aliu, duke e akuzuar se po tenton të paraqitet si mbrojtës i përfaqësimit të drejtë në administratë, ndërkohë që vetë ka qenë propozues i eliminimit të sistemit të balancuesit gjatë mandatit të tij në vitin 2023, transmeton Flaka

“Në kundërshtim me qëndrimet e djeshme, Azir Aliu – gjatë mandatit të tij si Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë – ka propozuar heqjen e sistemit të balancuesit, një mjet kyç për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën publike,” thuhet në reagimin zyrtar të ASH-së.

Partia citon dokumentin zyrtar të datës 11 korrik 2023, ku Qeveria miratoi Strategjinë për Reformën e Administratës Publike 2023–2030 dhe Planin e Veprimit 2023–2026. Në këtë dokument, sipas ASH-së, thuhet qartë:

“Tejkalohet nevoja e aplikimit të mjetit balancuesit, i cili në praktikë shkakton keqpërdorime të shumta.”

Sipas deklaratës, vetë Azir Aliu kishte pohuar publikisht se:

“Sipas meje, gjatë kësaj periudhe tranzitore, sistemi i meritës duhet të jetë në vend të parë… Ne duhet të ecim në atë drejtim, për hir të vetes, ne jetojmë këtu.”

ASH thekson se heqja e balancuesit më vonë u përfshi edhe në programin e VMRO-DPMNE-së “Platforma 1198”, si kusht për bashkëqeverisje.

“Azir Aliu nuk mund të paraqitet sot si mbrojtës i balancuesit, kur dokumentet dhe qëndrimet zyrtare tregojnë se ai ka qenë një nga propozuesit e drejtpërdrejtë të eliminimit të tij, duke hapur rrugë për një administratë publike pa garanci për përfaqësim të drejtë të komuniteteve,” thuhet në reagim.

ASH ngre pyetjen për liderët e koalicionit VLEN:

“Kush po ju pengon ta sillni në Kuvend ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat? Tani që kaluan gati një muaj nga largimi i ASH-së nga qeveria, ranë edhe pretendimet e Kasamit dhe Mexhitit – se kinse Arben Taravari ka vonuar miratimin e ligjit të ri.”

Në fund, Aleanca për Shqiptarët e mbyll reagimin me një akuzë direkte ndaj partnerëve të rinj qeveritarë të VMRO-së:

“VMRO-DPMNE është faktori real që po stagnon ligjin për përfaqësim të drejtë. Po nuk e thonë dot këtë, sepse sot janë bërë vegël e saj politike – një zgjatim pa legjitimitet, që nuk përfaqëson më interesin shqiptar.” Flaka

67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 12:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?