Ligji për gjuhët mbet 6 vjet në Venecia – A do të pres aq kohë edhe ligji për përfaqësim?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 17:03 Përditësuar

Ligji për gjuhët mbet  6 vjet në Venecia – A do të pres aq kohë edhe ligji për përfaqësim?

Ligji për përdorimin e gjuhëve u dërgua në Komisionin e Venecias më 22 janar të vitit 2019. Mendimi miqësor nga Komisioni mbërriti më 4 maj të vitit 2025. Plot gjashtë vjet pritje, ndërkohë që kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se kërkesa për mendim nga Komisioni i Venecias do të përsëritet edhe për ligjin e ri për përfaqësim të drejtë gjatë punësimeve në administratën publike, transmeton Flaka.

Në ndryshim nga ligji për gjuhët, i cili hyri në fuqi para se të dërgohej për mendim, Mickoski theksoi se propozim-ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, dhe vetëm pas marrjes së mendimit do të procedohet në Kuvend për miratim.

“Ligji për Përfaqësim të Drejtë është gati, dhe pritet të kalojë në seancat e radhës të Qeverisë. Pasi të informohet publiku, do ta dërgojmë në Komisionin e Venecias për mendim. Natyrisht do të presim mendimin e Komisionit dhe nëse rezulton se kemi punuar mirë, menjëherë do ta procedojmë në Parlament,” deklaroi Mickoski.

Ky moment, megjithatë, rihap kutinë e Pandorës. Nëse shqyrtimi në Komisionin e Venecias do të zgjasë po aq sa për ligjin e gjuhëve — gjashtë vjet — atëherë zbrazëtira ligjore lidhur me përfaqësimin adekuat në Maqedoninë e Veriut mund të sjellë pasoja të paparashikueshme.

Duke pasur parasysh që mandati i kësaj përbërjeje qeveritare mund të përfundojë pa e miratuar ligjin, dhe ndërkohë që Gjykata Kushtetuese tashmë ka shfuqizuar sistemin e balancuesit, përfaqësimi adekuat mbetet vetëm në mëshirën e vullnetit politik të qeverisë — një vullnet që, gjatë punësimeve të fundit, nuk është treguar i kujdesshëm.

Për dërgimin e versionit të ligjit në Komisionin e Venecias kishte rënë dakord edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

“Nuk është problem. Është praktikë ndërkombëtare. Është mirë të merret një vlerësim nga ky komision që të mos ballafaqohemi më me zgjidhje gjysmake dhe problematike, siç ndodhi me ligjin për gjuhët dhe shumë çështje të tjera që u sollën nga qeveritë e kaluara,” deklaroi Mexhiti në tetor të vitit të kaluar, duke komentuar akuzat e BDI-së se me shfuqizimin e balancuesit goditet Marrëveshja e Ohrit.

Edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në arsyetimin e largimit nga qeveria përmendi vonesat në miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Ky realitet i ri pritet të shndërrohet në kauzë kryesore për partitë opozitare shqiptare.

Duhet kujtuar se në komisionin për hartimin e ligjit të ri janë përfshirë dy zëvendëskryeministrat: Arben Fetai dhe Izet Mexhiti. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 17:03 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?