Kreu i BDI-së në pritjen për ditëlindjen e Mbretit Charles III në Ambasadën Britanike

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 20:14

Kreu i BDI-së në pritjen për ditëlindjen e Mbretit Charles III në Ambasadën Britanike

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, së bashku me kryetarin Ali Ahmeti, dhe sekretarin e përgjithshëm, Faton Ahmeti, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Shkup me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III, transmeton Flaka Media

Në një postim publik, Osmani theksoi rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar kontributin britanik si një nga garantuesit kryesorë të Marrëveshjes së Ohrit – dokumentit kyç që vendosi themelet për paqen dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një ndër mbështetëset më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut, jo vetëm në rrugën tonë euroatlantike, por edhe si një nga garantuesit kryesorë të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit,” shkruan Osmani.

Ai kujtoi gjithashtu se marrëveshja e parë ndërkombëtare që Britania nënshkroi pas daljes nga BE-ja ishte pikërisht me Maqedoninë e Veriut.

“Jam veçanërisht krenar që marrëveshja e parë ndërkombëtare që Mbretëria e Bashkuar nënshkroi pas Brexit-it ishte pikërisht me Maqedoninë e Veriut – një Marrëveshje për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim – dhe pata nderin të jem një nga nënshkruesit e saj,” theksoi Osmani.

Pjesëmarrja në këtë pritje diplomatike vjen në një moment kur stabiliteti dhe përfaqësimi ndëretnik janë sërish në fokusin e opinionit publik në vend, duke i dhënë simbolikë të veçantë mesazheve që dolën nga kjo ngjarje. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 20:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?