ASH: E qartë – Mickoski dhe VLEN po shtyjnë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 10:42

ASH: E qartë – Mickoski dhe VLEN po shtyjnë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj marrëveshjes së fundit ndërmjet kryeministrit Hristijan Mickoski dhe partnerëve të koalicionit VLEN, që projektligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të dërgohet drejtpërdrejt për vlerësim në Komisionin e Venecias, pa kaluar më parë në Kuvend.

Sipas kësaj marrëveshjeje, projektligji do të kalojë fillimisht në Qeveri dhe më pas do t’i nënshtrohet shqyrtimit ndërkombëtar, para se të hynte në procedurë parlamentare – një qëndrim me të cilin janë pajtuar liderët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Ata e arsyetojnë këtë hap si mënyrë për të shmangur problemet që ndodhën me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili u bllokua për vite në Gjykatën Kushtetuese.

Por, Aleanca për Shqiptarët e kundërshton këtë qasje, duke e cilësuar si “të gabuar dhe të rrezikshme”, dhe paralajmëron për pasoja serioze në fushën e barazisë dhe të përfaqësimit institucional.

“Kjo qasje bie ndesh me përvojën e hidhur që vendi ka pasur me Ligjin për Gjuhët. Opinioni i Komisionit të Venecias për atë ligj u kthye pas gjashtë vitesh pritje – dhe nuk kemi luksin të përsërisim këtë precedent,” thuhet në reagimin zyrtar të partisë.

Sipas Aleancës, vendi tashmë ndodhet në një boshllëk të rrezikshëm ligjor pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar sistemin e balancerit në punësimet publike. Kjo, sipas tyre, ka sjellë pasoja të rënda dhe diskriminim të hapur në administratë.

“Në konkurset e fundit, raporti i pranimeve është 20 me 0 në dëm të shqiptarëve. Këto janë shkelje flagrante që rrezikojnë rëndë harmoninë ndëretnike në vend,” thekson Aleanca.

Partia kërkon që projektligji të miratohet fillimisht në Kuvend, si një akt sovraniteti ligjvënës, dhe vetëm më pas të dërgohet për opinion në Komisionin e Venecias.

“Vetëm kështu mund të shmangim vonesat e pafundme procedurale, të garantojmë mbrojtjen reale të barazisë qytetare dhe të ndalojmë keqpërdorimin e punësimeve si instrument politik dhe etnik.”

Në përfundim të deklaratës, Aleanca për Shqiptarët thekson se do të mbetet e palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe të çdo komuniteti tjetër në vend, duke mos lejuar që mekanizmat ndërkombëtarë të përdoren si justifikim për bllokimin e barazisë reale në shtet. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 10:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?