Qeveria: Fillon rehabilitimi në Ponikva, 109 qytetarë kanë kërkuar ndihmë

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 10:49

Qeveria: Fillon rehabilitimi në Ponikva, 109 qytetarë kanë kërkuar ndihmë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë tditur se 109 qytetarë kanë shfrytëzuar brenda tre ditëve linjën telefonike të hapur për personat e lënduar dhe familjet e tyre, e cila është në komunikim të drejtpërdrejtë me Zyrën e Kryeministrit.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo linjë është krijuar për të grumbulluar kërkesat, propozimet dhe nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve që kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe psikologjike pas ngjarjeve të fundit.

“Kjo tregon se linja jep rezultate konkrete dhe se Qeveria është e hapur për çdo sugjerim dhe ide që vjen nga qytetarët,” theksohet në deklaratë.

Në kuadër të masave të ndërmarra për mbështetjen e të prekurve, Qeveria ka miratuar vendimin për rehabilitimin e personave të lënduar në qendrën shëndetësore të Ponikvës, për ata që janë në gjendje stabile shëndetësore, por që kanë ende nevojë për trajtim të mëtejshëm.

“Një ekip mjekësh do të kujdeset nga data 10 qershor deri më 20 gusht për ofrimin e kujdesit të mëtejshëm mjekësor dhe mbështetjes psikologjike për të gjithë personat në nevojë.”

Autoritetet ftojnë të gjithë personat e lënduar dhe të afërmit e tyre të kontaktojnë në numrin 070/355-526, për të shprehur kërkesat, sugjerimet dhe nevojat konkrete që kanë.

“Qeveria është plotësisht e hapur për bashkëpunim. Kjo është një betejë e përbashkët për një shëndet më të mirë dhe një kujdes më njerëzor për secilin qytetar.”

Në përmbyllje të komunikatës, Qeveria rithekson përkushtimin për të vazhduar me reformat dhe ndryshimet pozitive:

“Vazhdojmë ta ndryshojmë Maqedoninë dhe të krijojmë vepra dhe rezultate në interes të qytetarëve. Shteti është në rrugën e ndryshimeve.”

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 10:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?