BDI: Qeveria po i shërben narrativave ruse – precedent i rrezikshëm kundër NATO-s

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2025 12:09

BDI: Qeveria po i shërben narrativave ruse – precedent i rrezikshëm kundër NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç i quan, “veprimeve hibride” të përfaqësuesve të Qeverisë së re, të cilët, sipas BDI-së, po promovojnë hapur narrativa ruse dhe serbe në emër të institucioneve shtetërore.

“Po asistojmë në një precedent të rrezikshëm institucional, ku në emër të Qeverisë promovohen dhe mbrohen narrativa që përfaqësojnë qartazi ndikimin rus dhe atë të ‘botës serbe’ në vend,” thuhet në deklaratën e BDI-së të publikuar sot.

BDI vlerëson se ky zhvillim përbën përplasje të drejtpërdrejtë me vlerat dhe qëndrimet e Aleancës Veri-Atlantike.

“Ky precedent përbën një përplasje të drejtpërdrejtë me qëndrimet e NATO-s dhe me drejtimet e qarta të përcaktuara në deklaratat e miratuara me konsensus nga Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike, për të cilat deri më sot kanë votuar rregullisht edhe përfaqësuesit tanë,” thuhet më tej në reagimin e partisë.

Në qendër të kritikave të BDI-së është zëvendëskryeministri Ivan Stoilkovik, të cilin ata e akuzojnë për diskriminim etnik dhe afërsi me qëndrime proruse.

“Zëvendëskryeministri, i cili në mënyrë ironike është përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe që urdhëron shkarkimin e shqiptarëve nga pozita të larta në administratë, gëzon qartazi mbështetjen e Kryeministrit Hristijan Mickoski për të gjitha veprimet e tij,” deklaron BDI, duke përkujtuar rastet e mëparshme kur Stoilkovik “ndante kartonë të verdhë për shqiptarët e shënjestruar si ‘të pjekur për shkarkim’”.

Sipas tyre, kulmi i këtij devijimi politik u pa në një aktivitet të fundit ku Stoilkovik përfaqësoi Qeverinë “duke qëndruar krah për krah me ambasadorët e Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera partnere strategjike të tyre”, në një kontekst që, sipas BDI-së, përmbante edhe mesazhe pro-agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Kryeministri u shfaq sërish në rolin e relativizuesit të këtij trendi të rrezikshëm, duke e mbrojtur të preferuarin e tij në Qeveri,” vlerësojnë nga BDI.

Në përfundim të deklaratës, BDI paralajmëron për rrezikun e “normalizimit të një ndryshimi të politikës zyrtare të shtetit”, që sipas tyre, synon largimin nga orientimi euroatlantik dhe afrimin me qendrat e fuqisë politike të udhëhequra nga Pekini dhe Moska. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2025 12:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?