Kontrolle falas për diabet, presion të gjakut, sëmundje të zemrës dhe mëlçisë për personat mbi 40 vjeç 

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2025 22:44

Kontrolle falas për diabet, presion të gjakut, sëmundje të zemrës dhe mëlçisë për personat mbi 40 vjeç 

Në paraqitjen e tij të parë para opinionit ministri i ri i shëndetësisë Azir Aliu për personat mbi 40 vjeç paralajmëroi kontrolle falas për diabet, presion të gjakut, sëmundje të zemrës dhe mëlçisë. Sipas tij, këto janë standarde europiane dhe me kontrollet e tilla do të ulen rreziqet për mbi 30%.

Aliu duke folur për prioritetet e tij në shëndetësi, foli edhe për dyshimet e opozitës se si profesionist nga sfera e IT do t’ia dalë në sektorin e shëndetësisë.

“Nuk jam mjek, por pozitën që kam për momentin ka të bëjë me menaxhimin, kështu që unë nuk do të kryej operacione të zemrës, por do të krijoj sisteme që do të jenë optimale, llogaridhënëse dhe në kohë. Do të krijoj sistem që mjeku apo kardiologu të mund të operojë zemër në kohë reale, me instrumente të mira, me llogaridhënie para qytetarëve e jo me listë të pritjes”, tha Azir Aliu.

Aliu theksoi se në takimin e parë në ministri me ekipin e tij, ka detektuar gjithsej 57 sfida, por siç shtoi, sa më shumë sfida aq më shumë energji për t’i zgjidhur ato. Një prej tyre është kushtet në spitalet sidomos ku trajtohen pacientët onkologjikë.

“Nuk kemi ulëse për t’u ulur. Një pacient me probleme shëndetësore të mos ketë ku të ulet, mendoj se është gjë themelore dhe të gjithë duhet të turpërohemi – edhe unë si ministër, se kemi infrastrukturë të tillë”, deklaroi Aliu.

Ai theksoi se do të punojë për t’ua lehtësuar gjendjen pacientëve që jetojnë jashtë Shkupit, sidomos pacientëve onkologjikë.

“Do t’i shpërndajmë shërbimet – shërbimet bazë dhe të cilat sipas ligjit mund të jenë të qasshme për qytetarët aty ku jetojnë”, deklaroi ai.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2025 22:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.