1570 bursa për nxënësit në arsimin dual

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2025 09:17

1570 bursa për nxënësit në arsimin dual

Me masa konkrete dhe ide të qarta, Qeveria po investon fuqishëm në përmirësimin e procesit arsimor, me fokus të veçantë në arsimin profesional dhe atë dual. Përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2025/2026 do të ndahen 1570 bursa për nxënësit që do të regjistrohen në paralelet duale në shkollat e mesme profesionale – numri më i madh i bursave i ndarë ndonjëherë për këtë profil arsimor.

Një nga shtyllat kryesore të këtij investimi është bashkëpunimi me sektorin privat. Mbi 550 kompani do të përfshihen këtë vit në trajnimin praktik të nxënësve, duke garantuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes arsimit dhe tregut të punës.

Kjo nismë do të krijojë mundësi reale punësimi për të rinjtë pas përfundimit të shkollës së mesme, kryesisht në kompanitë ku kanë ndjekur praktikën, por gjithashtu u jep atyre mundësinë të vazhdojnë arsimin e lartë në universitetet vendase.

Prioriteti ynë është të rrisim punësimin e të rinjve dhe të krijojmë kuadro të kualifikuar, me aftësi dhe kompetenca që u nevojiten kompanive. Në këtë mënyrë, do të mundësojmë që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e vet,” thuhet në qëndrimin e Qeverisë.

Investimi në arsim vlerësohet si investim në të ardhmen dhe perspektivën e zhvillimit të Maqedonisë. Fokusi mbetet te reformat për një sistem arsimor më cilësor dhe më të lidhur me realitetin ekonomik të vendit.

Shteti është në rrugën e ndryshimeve. Vazhdojmë me përkushtim dhe përgjegjësi.

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2025 09:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?