Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka vizituar sot çerdhen “Lulishtja”, fasada e së cilës është përfunduar plotësisht duke sjellë përmirësime të ndjeshme si në pamjen e jashtme ashtu edhe në aspektin energjetik dhe mjedisor.
Në një deklaratë për mediat, Limani u shpreh i kënaqur me përfundimin e këtij investimi:
“Isha për të parë sot fasadën e përfunduar të çerdhes ‘Lulishtja’, në të cilën tashmë kemi efikasitet të plotë energjetik dhe rregullime të ambientit rrethues.”
Kryetari theksoi rëndësinë e kushteve të mira për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve:
“Jam i lumtur që kontribuam që kjo çerdhe të jetë më e denjë për vogëlushët tanë.”
Përveç përmirësimeve estetike dhe teknike në ndërtesë, janë bërë edhe ndërhyrje në hapësirën përreth për të ofruar një ambient më të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët dhe edukatoret.
Projekti është pjesë e përkushtimit të Komunës për modernizimin e infrastrukturës arsimore dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në institucionet publike. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
16 Qershor, 2025 13:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.