Danella Arsovska: Visar Ganiu nuk mund të shkatërrojë aq dokumente sa unë kam dëshmi!
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Përmes një deklarate publike, Arsovska pretendon se posedon dëshmi të shumta që e lidhin Ganiun dhe bashkëpunëtorët e tij me veprimtari kriminale të organizuar.
“Visar Ganiu nuk mund të shkatërrojë aq dokumente sa unë kam dëshmi!” – shkruan Arsovska.
“Banda e tij e organizuar do të ekspozohet, edhe nga ata që nuk duan ta shohin!” Ajo gjithashtu i ka bërë thirrje Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që të ndërmarrë veprime konkrete për zbardhjen e rastit. (Dokumente)
Danella Arsovska nuk është vetëm kryetare e Shkupit, por njëkohësisht edhe raportuese dhe zëdhënëse për etikë dhe luftë kundër korrupsionit në Kongresin e Këshillit të Evropës, çka e bën këtë reagim tërheqës edhe për vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare.
Deklarata e saj vjen në një moment kur zërat për afera korruptive dhe keqpërdorime në disa komuna të Shkupit janë shtuar, ndërsa publiku kërkon hetime të plota dhe transparencë. Flaka Media














