Blerim Bexheti nga BDI: Premtimet për Gërçecin po kthehen në vepra konkrete – 7 rrugica të reja

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2025 21:52

Blerim Bexheti nga BDI: Premtimet për Gërçecin po kthehen në vepra konkrete – 7 rrugica të reja

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish-kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka marrë pjesë sot në përurimin e 7 rrugicave të reja të shtruara me bekaton në fshatin Gërçec, së bashku me kryetarin aktual të komunës, Iljas Veseli, dhe me banorët lokalë, transmeton Flaka Media

Gjatë vizitës, Bexheti dhe Veseli inspektuan nga afër edhe punimet që po zhvillohen në 5 rrugica të tjera, të cilat pritet të përfundojnë në një kohë të afërt.

“Sot ndihem krenar që si deputet i kësaj zone po dëshmojmë se premtimet që u dhanë kur isha kryetar komune po realizohen në mënyrë konkrete. Këto investime nuk janë thjesht rrugë, por simbol i përkushtimit dhe vullnetit për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve”, deklaroi Bexheti.

Ai falënderoi banorët e Gërçecit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se investimet në infrastrukturë lokale do të vazhdojnë me intensitet të lartë.

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2025 21:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?