Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në një takim miqësor ministrin e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, shkruan Flaka. Në fokus të bisedës ishin projektet e përbashkëta ndërmjet dy vendeve dhe rëndësia strategjike e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal.
“Gjatë këtij takimi miqësor dhe të hapur biseduam për projektet e përbashkëta që lidhin vendet tona dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal”, theksoi Ahmeti pas takimit.
Ai shtoi se angazhimi për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të mbetet prioritet i pandryshueshëm në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
Takimi mes dy liderëve vjen në një moment kur projektet infrastrukturore dhe lidhjet ndërshtetërore po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe integrim më të thellë rajonal. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
17 Qershor, 2025 00:20 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.