ASH: VLEN uzurpoi hapësirat publike, tani flet për mbrojtje të mjedisit!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 12:33

ASH: VLEN uzurpoi hapësirat publike, tani flet për mbrojtje të mjedisit!

Kush kujdeset vërtet për mjedisin, për hapësirat e gjelbëra, për malet dhe për biodiversitetin? Sigurisht jo VLEN, që në realitetin e përditshëm vepron ndryshe nga ajo që propagandon. Flasin për mbrojtje mjedisi, ndërsa veprimet e tyre në Çair, Tetovë e komunat tjera tregojnë të kundërtën, reaguan nga partia e Arben Taravarit

Kumtesa:

VLEN është grupi që në Çair dhe Tetovë uzurpoi pronat publike, ku në vend të ndërtimit të parqeve dhe hapësirave të gjelbra, u ngritën objekte pa leje ndërtimi.

VLEN është grupi që në Tetovë shet pronën publike për vetëm 1 euro për metër katror, për ndërtimin e objekteve shumëkatëshe komerciale, në zona ku duhej të kishte gjelbërim dhe shërbime për komunitetin.

VLEN është grupi që në çdo komunë që e drejton, ka ngushtuar e betonizuar çdo hapësirë të lirë që mund të ishte kthyer në park, shesh lojërash për fëmijë, ose strehë për natyrën dhe ajrin e pastër.

Kjo është hipokrizia klasike e VLEN-it: një fytyrë për kamerat dhe një tjetër për qytetarët. Investimet që promovojnë sot nuk janë gjë tjetër veçse fasadë për përfitime të grupeve të interesit, ndërsa dobia reale për qytetarët do të jetë baraz me zero.

Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë të plotë, mbrojtje reale të mjedisit dhe përfundim të menjëhershëm të betonizimit dhe shitjes së pronave publike për interesa private.

Mjedisi nuk mbrohet me fjalë, por me vepra – dhe veprat e VLEN-it flasin më shumë se çdo deklaratë, përfundon kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 12:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?