Mbi 4.500 aplikantë për masat e Planit operativ

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 20:32

Mbi 4.500 aplikantë  për masat e Planit operativ

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot një vizitë pune në Komunën e Çairit, ku bashkë me drejtorin e Agjencisë për Punësim, Selajdin Beluli, u takuan me qytetarë, biznesmenë lokalë dhe përfaqësues të institucioneve publike. Takimi u përqendrua në prezantimin e Planit operativ për masat aktive të punësimit për vitin 2025.

Citatet kryesore nga takimi:

Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës: “Qeveria ka ndarë një buxhet rekord prej 40 milionë eurosh për të mbështetur punësimin dhe vetëpunësimin gjatë vitit 2025. Synimi ynë është të krijojmë kushte konkrete për punësim të qëndrueshëm, veçanërisht për të rinjtë dhe kategoritë vulnerabël.”

“Masat që po prezantojmë sot nuk janë vetëm numra në letër, por plane reale me ndikim të matshëm në jetën e qytetarëve.”

Selajdin Beluli, drejtor i Agjencisë së Punësimit: “Po i ofrojmë biznesit lokal mundësi të reja për përfshirje në programet e subvencionimit dhe praktikave të punës. Synimi është një treg pune dinamik dhe gjithëpërfshirës.”

Takimi në Çair vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat në zbatimin e politikave të tregut të punës. U theksua gjithashtu nevoja për t’u afruar më shumë me nevojat reale të qytetarëve përmes masave konkrete dhe të qëndrueshme. Flaka Media

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 20:32
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë