Eskponenti i Aleancës për Shqiptarët, Jeton Xhamili, ka reaguar me ironi ndaj vëmendjes së shtuar që, sipas tij, i kushtohet liderit të ASH-së, Arben Taravari, nga eksponentët e koalicionit VLEN, transmeton Flaka Media.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhamili shkruan:
“Arben Taravari edhe kur pushon në shtëpi, në të njëjtën kohë është minimalisht në dy emisione. Edhe normal, në makthet e kundërshtarëve, çdo natë…”
Ky reagim vjen pasi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, gazetari Ermal Panduri zhvilloi një debat me zëvendëskryeministrin Arben Fetau, ku përmendi edhe një deklaratë të mëhershme të Taravarit, i cili e kishte quajtur Fetaun “karrierist i sëmurë”.
Xhamili ka zgjedhur ta komentojë këtë zhvillim në mënyrë thumbuese, duke sugjeruar se Taravari vazhdon të jetë figurë dominuese në vëmendjen e rivalëve politikë – edhe kur nuk është prezent. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
18 Qershor, 2025 23:09 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.