“Fetai: ‘ASH nuk është as e Selës, as e Taravarit’ – Po mohohen themeltarët!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2025 00:05

“Fetai: ‘ASH nuk është as e Selës, as e Taravarit’ – Po mohohen themeltarët!

Ziadin Sela, themeluesi dhe kryetari historik i ASH-së, ditë më parë, nga takimi me strukturat në Gostivar, ka shprehur peshën e madhe të përgjegjësisë që ndjen si njeri që ka krijuar këtë subjekt politik. Ai kritikoi ashpër ato që i cilësoi përpjekje për përgojim dhe keqpërdorim të partisë nga eksponentë që, sipas tij, nuk kanë lidhje me gjenezën e Aleancës për Shqiptarët.

“Ndjej turpin që kjo parti është kthyer në një mjet për përfitime të pushtetit nga njerëz që nuk kanë lidhje me rrënjët e saj,” tha Sela, duke theksuar nevojën për bashkim dhe forcim të Aleancës.

Nga ana tjetër, Arben Fetai, zëvendëskryeministër dhe një nga figurat udhëheqëse të Aleancës në qeverinë aktuale, ka shprehur një pozicion krejtësisht të kundërt. Ai theksoi se ASH-ja është një subjekt i aktvistëve dhe nuk është pronë as e Seles, as e Taravarit.

“Partitë nuk janë prona të individëve. Nuk ka vendim të shkruar që ASH-ja është nxjerrë nga qeveria. Rreth 80% e Aleancës për Shqiptarët vazhdon të jetë pjesë e koalicionit VLEN. Arben Taravari ka vetëm një grup të vogël që do të largohen sapo ai të zyrtarizojë koalicionin me BDI-në,” tha Fetai.

Kjo deklaratë ngre pyetje serioze mbi natyrën dhe strukturën e Aleancës për Shqiptarët, duke sfiduar faktin që partia u themelua në vitin 2015 nga Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare (LR-PDSH) e Ziadin Selës, si dhe Arben Taravari.

Në këtë kontekst, deklarata e Fetait që “ASH nuk është as e Seles, as e Taravarit” krijon një kontradiktë thelbësore: nëse një subjekt politik nuk ka themelues apo figura kryesore që përfaqësojnë identitetin e tij, atëherë si mund të konsiderohet parti politike dhe si ruhet legjitimiteti i saj? Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2025 00:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?