Danella Arsovska sërish thumbon: “Shef, Danela ka edhe 151 lëndë me falsifikimet tona!”

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2025 18:35

Danella Arsovska sërish thumbon: “Shef, Danela ka edhe 151 lëndë me falsifikimet tona!”

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, nuk po ndalet me thumbimet ironike ndaj Izet Mexhitit dhe Visar Ganiut, shkruan Flaka. Përmes një postimi sarkastik në rrjetet sociale, ajo aludon për çështje të shumta të hapura me dokumente të dyshuara të falsifikuara që, sipas saj, lidhen me drejtues aktualë të koalicionit VLEN.

“Шеф загрижен сум, што да праиме Данела има уште 151 предмет со наши фалсификати.”

(“Shef, jam i shqetësuar. Çfarë të bëjmë, Danella ka edhe 151 lëndë me falsifikimet tona.”)

“Ќути си, глуми невин и праи се дека ништо не се случува, ќе ги наместиме вработените.”

(“Mos fol, bëj sikur je i pafajshëm dhe sillu sikur s’po ndodh gjë. Do i rregullojmë punonjësit.”)

Ky postim vjen në një moment kur raportet mes Arsovskës dhe eksponentëve shqiptarë të ish-koalicionit qeverisës janë në minimum, e hetimet për shkelje të mundshme administrative dhe penale po intensifikohen.

Arsovska vazhdon të përdorë gjuhë thumbuese për të denoncuar atë që e quan “hipokrizia dhe manipulimi politik me institucionet”, duke theksuar se nuk do të heshtë përballë abuzimeve të bëra në dëm të qytetarëve të Shkupit. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2025 18:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.