BDI përfundon mbledhjen: Mbështetje e plotë për Ali Ahmetin – Thirrje për unifikim

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2025 22:54

BDI përfundon mbledhjen: Mbështetje e plotë për Ali Ahmetin – Thirrje për unifikim

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, e mbajtur në selinë qendrore të partisë në Reçicë të Vogël. Sipas njoftimit zyrtar të partisë, në këtë takim është zhvilluar një “debat thelbësor” mbi sfidat politike që i presin shqiptarët në vend, të cilat u cilësuan si një “referendum i vërtetë” për të ardhmen.

“A do të mbrojmë vlerat e barazisë, dinjitetin institucional të komunitetit shqiptar dhe perspektivën evropiane, apo do të normalizojmë poshtërimin, margjinalizimin dhe izolimin?”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Në përfundim të debatit, Kryesia e partisë vendosi njëzëri t’i japë përkrahje të plotë liderit Ali Ahmeti, për – siç theksohet – intensifikimin e përpjekjeve për unifikimin e të gjitha forcave progresive, si brenda Frontit Evropian, ashtu edhe në Frontin Kombëtar, me synimin e qartë për “fitoren e madhe të përbashkët” në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo mbledhje vjen në një moment kyç për pozicionimin politik të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa BDI thekson se është e vendosur për të udhëhequr procesin e konsolidimit politik në emër të stabilitetit, integrimit evropian dhe barazisë reale. Flaka Media

279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2025 22:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?