Zyrtari i lartë i BDI-së, Kreshnik Bekteshi, ka reaguar për herë të parë pas disa muajsh heshtje që nga ndalimi i tij lidhur me rastin tragjik në Koçan, transmeton Flaka Media. Nga paraburgimi, ai ka postuar një mesazh të shkurtër por të fuqishëm në rrjetet sociale:
“Bashkë…! Me krenari dhe dinjitet.”
BDI vazhdon të këmbëngulë se ndaj Bekteshit po ushtrohet presion dhe hakmarrje politike. Partia thekson se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen tragjike në Koçan dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.
Ky reagim vjen në një kohë kur opinioni publik është ende i ndarë rreth ndjekjeve penale ndaj disa ish-zyrtarëve shqiptarë, që nga BDI-ja po konsiderohen si “selektive dhe të motivuara politikisht”. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
20 Qershor, 2025 00:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.