“VLEN-i nuk është faktor në zonat shqiptare” – Saliu: Votat janë diku tjetër!
Gazetari dhe analisti Urim Saliu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në kampin opozitar shqiptar, duke vënë në pah se në shumë zona shqiptare, përfshirë Vrapçishtin, Gostivarin, Tearcën, Dibrën dhe Strugën, gara reale në zgjedhjet e fundit ka qenë mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët – e jo me subjektet që sot përbëjnë koalicionin VLEN.
Saliu thekson se “Taravari dhe Sela janë bashkuar dhe pajtuar”, dhe se “vota e këtyre të dyve është mijëra herë më e madhe se ajo e Arben Fetait – as nuk krahasohet”.
Ai shpreh kritika të hapura ndaj asaj që e quan “propaganda që mashtron VLEN-in”, për të cilën fajëson media dhe aktivistë që “veprojnë për interesa financiare”.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, Saliu shkruan:
“Hiqi disa njerëz të interesit që ke afër nëse do edhe një mandat. Megjithatë, ke bërë punë të mira për Tetovën. Herën e fundit të mbështeta pa interes, por sapo more pushtetin, të rrethuan hienat dhe harrove të sinqertët. Disa prej tyre kanë qenë me çdo kryetar komune, duke zhvatur gjithkënd.”
















