Ali Ahmeti i jep lamtumirën e fundit veprimtarit Ekrem Jashari: “Simbol i përkushtimit dhe rezistencës kombëtare”

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 23:09

Ali Ahmeti i jep lamtumirën e fundit veprimtarit Ekrem Jashari: “Simbol i përkushtimit dhe rezistencës kombëtare”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ekrem Jashari, i cili u përcoll për në banesën e fundit mes nderimeve të larta nga familjarë, bashkëveprimtarë dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij, Ahmeti vlerësoi figurën dhe kontributin e Jasharit, duke e cilësuar si një shtyllë të qëndresës shqiptare dhe një zë të drejtësisë që jetoi me ideal dhe përkushtim.

“Ekrem Jashari ishte dhe do të mbetet simbol i përkushtimit, një zë i drejtësisë dhe një shtyllë e rezistencës sonë kombëtare. Ai jetoi me ideal dhe la pas një trashëgimi që na obligon të mos ndalemi në rrugën e lirisë dhe barazisë”, tha Ahmeti, gjatë homazheve dhe mbledhjes komemorative ku u kujtua jeta dhe vepra e të ndjerit.

Kreu i BDI-së shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e ndjenë humbjen e tij.

“I lehtë i qoftë dheu i Kosovës, dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, përfundoi Ahmeti.

277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 23:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?