Mickoski dhe padia kundër Xhabir Derallës: Një rast që nxit debatin për lirinë e medias

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Qershor, 2025 19:40

Mickoski dhe padia kundër Xhabir Derallës: Një rast që nxit debatin për lirinë e medias

Kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kur ishte në opozitë, pak para se të vinte në pushtet, nisi një betejë të pabazë ligjore kundër gazetarit, publicistit, shkrimtarit dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Xhabir Deralla.

Ai ngriti padi nëpërmjet avokatit të tij, Pançe Toshkovski – aktualisht ministër i Punëve të Brendshme – për një lajm të publikuar në platformën mediatike online të CIVIL-it, e cila më parë ishte shpërndarë në dhjetëra portale në gjuhën maqedonase dhe shqipe, por Mickoski e drejtoi vëmendjen vetëm ndaj CivilMedia dhe Xhabir Derallës.

Kjo ndoshta për shkak të qëndrimit të palëkundur të z. Deralla ndaj të vërtetës dhe standardeve profesionale të gazetarisë.

Për këtë çështje, “Frontline” ka drejtuar pyetje te misioni i OSBE-së në Shkup.

Misioni i OSBE-së në Shkup deklaron se, megjithëse nuk komenton proceset gjyqësore, e rikujton opinionin se liria dhe pluralizmi i mediave janë themele të shoqërive demokratike.

“Në përputhje me parimet e mosndërhyrjes dhe paanshmërisë, Misioni nuk komenton për specifikat e procedurave gjyqësore. Misioni rikujton angazhimin e OSBE-së për lirinë dhe pluralizmin e mediave, të cilat janë gur themeli i shoqërive demokratike dhe gëzojnë mbrojtje të lartë “, thonë nga Misioni i OSBE-së në Shkup për Frontline.

Ata shtojnë se liria e shtypit dhe liria e shprehjes nuk janë të drejta absolute dhe mund t’u nënshtrohen kufizimeve të caktuara, përfshirë edhe në rastet e shpifjes, siç përcaktohet me ligj dhe është e nevojshme në një shoqëri demokratike.

Siç ka theksuar përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediave dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, këto kufizime duhet të synojnë një qëllim legjitim, të jenë proporcionale dhe nuk duhet të zbatohen në mënyrë që pengon mbulimin e hapur mediatik të çështjeve që kanë të bëjnë me zyrtarët publikë.

Mickoski dhe padia kundër Xhabir Derallës: Një rast që nxit debatin për lirinë e medias.

277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Qershor, 2025 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?