BDI: Propozim-ligji bie! Edhe anëtari shqiptar distancohet

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 17:34 Përditësuar

BDI: Propozim-ligji bie! Edhe anëtari shqiptar distancohet

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz ndaj miratimit nga Qeveria të Propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili në thelb nuk ofron zgjidhje, por mashtron duke thelluar pabarazitë në përfaqësim dhe shmang detyrimet kushtetuese.

Distancimi publik i anëtarit shqiptar të grupit punues, prof. dr. Mersim Maksuti, është alarmi më i qartë që ky propozim-ligj është i dështuar në vetë thelbin e tij. Në mendimin e tij të ndarë, Maksuti e ka cilësuar propozim-ligjin si skandaloz, jopraktik dhe në kundërshtim me Kushtetutën, duke denoncuar mungesën e kuotave për komunitetet më pak të përfaqësuara, mekanizmat e dobët të zbatimit dhe mbështetjen mbi vullnet politik, në vend të detyrimeve ligjore.

Ligji nuk garanton asnjë kuotë për përfaqësimin e bashkësive etnike, duke relativizuar të drejtën kolektive të përfaqësimit me kritere të mjegullta dhe përjashtuese si “profesionalizmi” dhe “kompetenca”, ashtu si para vitit 2001.

Trupi Koordinues i propozuar është farsë, i pafuqishëm, pa drejtim politik të përcaktuar qartë dhe pa kompetenca reale për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet që shkelin ligjin.

Ligji është ndërtuar mbi interesat dhe idetë e Karakamishevës, jo mbi nevojat reale të qytetarëve të diskriminuar. Ai është miratuar vetëm për t’u dërguar në Komisionin e Venecias, duke anashkaluar debatin publik të brendshëm.

Mungesa e sanksioneve dhe përgjegjësisë ligjore e bën këtë ligj një dokument propagandistik, pa fuqi detyruese dhe pa ndikim real në përmirësimin e përfaqësimit.

Referenca në vendimin e Gjykatës Kushtetuese është keqpërdorur, për të justifikuar shmangien e kuotave. Kushtetuta e RMV-së, përmes Amendamentit VI, garanton qartë të drejtën për përfaqësim adekuat dhe të drejtë si një e drejtë kolektive, e cila nuk mund të relativizohet me ligj të dobët.

BDI vlerëson se refuzimi publik i këtij ligji nga prof. Maksuti është tregues i qartë se ky nuk është ligj i gjithë qytetarëve të RMV-së, por një akt i centralizuar dhe i dizajnuar për të mbrojtur status quo-në diskriminuese.

Ne i qëndrojmë besnikë Marrëveshjes së Ohrit, Kushtetutës së vendit dhe të drejtës themelore të çdo qytetari për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet publike. Për ne, përfaqësimi nuk është opsion politik, por obligim kushtetues dhe moral.

277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 17:34 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?