Lazami nga Gostivari: Kauza kombëtare është mbi interesin partiak

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 22:32 Përditësuar

Lazami nga Gostivari: Kauza kombëtare është mbi interesin partiak

Shefi i shtabit politik të Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, Isak Lazami, deklaron se partia po shndërrohet në një lëvizje që ka në qendër interesin kombëtar, raporton Flaka

Aleanca për Shqiptarët vazhdon takimet me qytetarët në kuadër të rifreskimit dhe organizimit të strukturave në terren. Nga Gostivari, Isak Lazami – shefi i shtabit politik të ASH në këtë qytet – theksoi se angazhimi i deritanishëm ka tejkaluar suazat partiake dhe është bërë një lëvizje me vizion kombëtar.

“Ne kemi takuar mbi 500 aktivistë gjatë tre-katër javëve të fundit. Kemi themeluar 22 shtabe lokale. Kemi folur për ndodhitë e fundit politike dhe konstatimi ynë është i qartë: kjo nuk është më thjesht një strukturë politike, por një lëvizje në shërbim të interesit të përbashkët,” deklaroi Lazami.

Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët po vendos mbi të gjitha interesin kombëtar.

“Kemi vendosur interesin kombëtar para atij politik e partiak, dhe e falënderoj kryetarin që ndërmori këtë hap së bashku me të gjitha forumet e partisë. Ky është një vizion që na bashkon dhe na forcon,” shtoi ai.

Lazami bëri thirrje për unitet dhe mobilizim të përgjithshëm në funksion të kauzës së përbashkët:

“Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë fort për kauzën tonë të përbashkët. Ky është momenti për të dëshmuar se angazhimi ynë nuk është për karrige, por për të ardhmen e shqiptarëve në këtë vend.” Flaka Media

277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 22:32 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?