BDI: Diskriminimi sistematik i shqiptarëve vazhdon: në Fondin për Sigurim Shëndetësor 19:0

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 13:19

BDI: Diskriminimi sistematik i shqiptarëve vazhdon: në Fondin për Sigurim Shëndetësor 19:0

Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon me shqetësim të thellë shembullin më të fundit të diskriminimit të qëllimshëm dhe sistematik të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike, transmeton Flaka

Vetëm në një rast, Fondi për Sigurim Shëndetësor i RMV-së, janë realizuar 19 avansime, prej të cilave 18 për maqedonas, 1 për turq dhe asnjë për shqiptarë. Ky është një tregues i qartë i përjashtimit etnik dhe shkeljes së parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe një dëshmi e vazhdimësisë së politikave diskriminuese që po zbaton kjo qeveri.

Kjo qeveri për çdo ditë në praktikë vepron si një regjim i izolimit etnik, duke i kthyer institucionet publike në mure për shqiptarët. Në vend të barazisë, kjo qeveri po vendos një sistem përjashtues që avancon vetëm të përzgjedhurit etnikisht, duke anashkaluar profesionistët shqiptarë dhe duke i mohuar atyre të drejtën për rritje profesionale dhe institucionale. E filluan me hjekjen e balancuesit në mënyrë antikushtetuese nga Kushtetuesja, për të krijuar mundësitë që shqiptarëve t’ua japin statusin e të padëshiruarve në administratën shtetërore dhe publike.

U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve për transparencë dhe përgjegjësi, dhe paralajmërojmë se BDI nuk do të lejojë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre, përfundon reagimi. Flaka Media

277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 13:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?