Sondazhet e 2025-ës: Ahmeti i pari, Taravari i dyti – garë e qartë për lidershipin shqiptar!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 22:41

Sondazhet e 2025-ës: Ahmeti i pari, Taravari i dyti – garë e qartë për lidershipin shqiptar!

Në sondazhet e publikuara gjatë vitit 2025, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, vazhdon të radhitet si politikanit më i besueshëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët zë vendin e dytë, duke u konfirmuar si figura opozitare më e fuqishme në kampin shqiptar.

Një sondazh i paraqitur me 16 Prill nga MKD.mk dhe Market Vision kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kishte besimin më të madh të qytetarëve, me 25,4% të mbështetjes. Pas tij u rendit Ali Ahmeti me 6,2%, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Arben Taravari nga ASH dhe Venko Filipçe i LSDM me nga 3,8%, më pas vijojnë Dimitar Apasiev me 2,7%, dhe Maksim Dimitrievski me 2,4%, Izet Mexhiti 2.1, sjellë në vëmendje Flaka.

Hulumtimi i MKD.mk, i cili nga 20 marsi deri më 17 prill është realizuar nga agjencia “Market Vision”, e i publikuar me 16 Prill, në lidhje me rejtingjet e partive politike dhe liderëve të tyre, tregoi që BDI dhe Ali Ahmeti kryesojnë te elektorati shqiptarë.

Ndër liderët e VLEN-it, më i lartë ishte rejtingu i Taravarit, i cili e ka braktisur tashmë koalicionin VLEN dhe vepron në opozitë.

Së fundmi, me 21 janar Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike publikoi sondazhin për partitë politike.

Sipas sondazhit dhe mbi pyetjen se cilën parti e ndjeni më afër, për Aleancën për Shqiptarët të drejtuar nga Arben Taravari u përgjigjën 3.9% e të anketuarve, sakaq për BDI-në 12.6%, Lëvizjen Besa 1.7%, Alternativa 1.7% dge Lëvizja Demokratike 1 për qind.

Bazaur në dy sondazhet e fundit, Ali Ahmeti radhitet i pari në listë tek elektorati shqiptar, kurse Arben Taravari i dyti. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.