Arsovska: Në Çair po ndërtohet ilegalisht me shpejtësi marramendëse gjatë fundjavës!

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2025 17:17

Arsovska: Në Çair po ndërtohet ilegalisht me shpejtësi marramendëse gjatë fundjavës!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka hedhur akuza të reja ndaj Komunës së Çairit dhe kryetarit të saj Visar Ganiu, duke denoncuar ndërtime të paligjshme në rrugën e “Plastikave”, pa leje dhe pa dokumentacion të rregullt.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Arsovska shkruan se vetëm ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” dhe kompania energjetike EVN kanë vepruar sipas kërkesave për ndalimin e ndërtimeve ilegale, duke ndërprerë lidhjet e paligjshme të ujit dhe rrymës. Ndërkohë, sipas saj, Komuna e Çairit “është zhdukur” edhe pse dihet publikisht se nuk ka lëshuar leje ndërtimi për objektin në fjalë.

“Dikush le t’i telefonojë ministrit të Transportit, Aco Dubai Nikollovski, për t’ia kujtuar se Inspektorati Shtetëror i Ndërtimtarisë ka kompetenca edhe në Shkup, njësoj si në Dellçevë e Makedonska Kamenicë – apo do të shtiret se nuk është i informuar?”, shkruan Arsovska me ironi.

Ajo paralajmëron publikimin edhe për pubikimin e 20 rasteve të tjera të ngjashme, duke akuzuar drejtpërdrejt Visar Ganiun për një rekord negativ:

“Që nga e hëna, ndiqni 20 raste të reja kriminale, me të cilat Visar Ganiu e ka të garantuar hyrjen në librin e rekordeve Guinness!”

Sipas saj, në Çair ndërtohet pa kontroll, me shpejtësi marramendëse dhe me heshtjen apo miratimin e pushtetit lokal.

“Objektet në këtë komunë lindin si kërpudha brenda një fundjave”, përfundon Arsovska.

Nga ana tjetër, Komuna e Çairit dhe Visar Ganiu nuk kanë reaguar ende ndaj akuzave të fundit. Por përplasjet mes Arsovskës dhe strukturave komunale në Çair po thellohen, duke nxjerrë në pah jo vetëm kaosin urbanistik, por edhe krizën e besimit ndërinstitucional. Flaka

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2025 17:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?