Taravari: Aleanca në Kërçovë rritet çdo ditë

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2025 20:13 Përditësuar

Taravari: Aleanca në Kërçovë rritet çdo ditë

Aleanca për Shqiptarët dhe lideri i saj, Arben Taravari, pas takimit me banorët e Gostivarit, ka vazhduar turin me banorët e Kërçovës, raporton Flaka

“Aleanca për Shqiptarët në Kërçovë rritet çdo ditë e më shumë dhe bëhemi më të fortë për Tetorin që është afër…shumë afër”, tha Taravari.

Taravari nga Kërçova: Tetori është afër!

Duke përmendur daljen nga qeveria dhe koalicioni VLEN, që sipas tij, ndodhi për shkak të dështimit për të realizuar premtimet elektorale të shqiptarët, por edhe margjinalizimin total të shqiptarëve nga qeveria me VMRO-DPMNE, Taravari tha se vendimi i ASH-së u kuptua drejtë nga shqiptarët, duke shtuar se në zgjedhjet e tetorit do të vuloset përkrahja e shqiptarëve.

”Tetori është afër”, tha Taravari nga Kërçova.

Taravari: Viti me ndikimin më të madh serb në këto 35 vite, në Maqedoninë e Veriut

Gjatë fjalimit të tij, Taravari u fokusua në ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut, veçanarisht në vitin e fundit me qeverisjen e VMRO-DPMNE.

Taravari përmendi edhe draft-rezoluta e Parlamentit Evropian, e bazuar në raportin e eurodeputetit austriak Tomas Waitz dhe i cili pritet të diskutohet më 8 korrik në Strasburg.

Taravari tha se drafti ngre akuza serioze për ndikimin destabilizues të konceptit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut.

Taravari nga Kërçova: BDI-zmi është sot në VLEN me në krye Izet Mexhitin dhe Adnan Azizin

Në fjalën e tij para kërçovarëve, Taravari ritheksoi që BDI-zmi dhe mentaliteti i vjetër i kësaj partie është në VLEN, duke apostrofuar Izet Mexhitin dhe Adnan Azizin si bartës së kësaj fryme destruktive.

Në këtë takim, Taravari shoqërohet nga një delegacion i lartë partiak, ndësa fjalime mbajtën Elfete Ismaili, Gadaf Uzairi, Blerant Ramadani dhe zyrtarë lokal të ASH-së në Kërçovë.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2025 20:13 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?