Nga nesër deri më 31 Gusht, regjim veror për qarkullimin e kamionëve – Orari

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 20:17

Nga nesër deri më 31 Gusht, regjim veror për qarkullimin e kamionëve – Orari

Nga data 1 korrik deri më 31 gusht 2025, në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi një regjim veror i veçantë i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese me peshë të përgjithshme mbi 15 tonë. Ky regjim parasheh ndalim qarkullimi gjatë ditëve të fundjavës, si dhe në ditë me temperatura ekstreme, të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë.

Kufizimet janë si vijon:

Në të gjitha rrugët shtetërore:

  • E premte: 17:00 – 22:00
  • E shtunë: 09:00 – 19:00
  • E diel: 09:00 – 22:00

Në ditët me temperatura ekstreme (të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë):

  • E hënë – e enjte: 11:00 – 17:00

Regjim i veçantë në aksin rrugor A2 Shkup – Ohër – Shkup (01.07 – 01.09.2025):

Në këtë aks, kufizimet për automjetet e rënda vlejnë si më poshtë:

  • E hënë – e enjte: 11:00 – 17:00 (vetëm në ditë me temperatura ekstreme)
  • E premte: 17:00 – 22:00
  • E shtunë: 07:00 – 12:00 dhe 18:00 – 24:00
  • E diel: 07:00 – 22:00

Përjashtime nga ndalimi

Kufizimi nuk vlen për mjetet që transportojnë:

  • kafshë të gjalla
  • lule dhe bimë të ndjeshme
  • ndihma humanitare
  • grurë dhe kultura të tjera drithore
  • produkte që prishen lehtë
  • naftë dhe derivate të saj
  • materiale të rrezikshme
  • si dhe automjete që punojnë në kuadër të projekteve të miratuara nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.

Ky regjim synon të sigurojë qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt gjatë muajve të ngarkuar të verës dhe në kushte të motit ekstrem.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 20:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?