Taravari uron SHBA-në për 4 Korrikun: Aleat i palëkundur i shqiptarëve dhe Maqedonisë së Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 20:52

Taravari uron SHBA-në për 4 Korrikun: Aleat i palëkundur i shqiptarëve dhe Maqedonisë së Veriut

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë, Blerand Ramadani, morën pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, transmeton Flaka

Përmes një urimi publik, Taravari vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara si mik dhe aleat i palëkundur i popullit shqiptar dhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Vlerat që përfaqëson ky shtet – demokracia, liria dhe barazia – janë udhërrëfyes për përpjekjet tona drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar,” theksoi ai.

Taravari falënderoi ambasadoren Angela Aggeler dhe stafin e ambasadës për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit, duke uruar: “Gëzuar 4 Korrikun, Amerikë!” Flaka

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 20:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?