Ambasada e SHBA-ve feston 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë – E pranishme edhe gjuha Shqipe!
Sonte në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut u shënua “4 Korriku” – Dita e Pavarësisë së SHBA-së, në një ceremoni të veçantë ku morën pjesë partnerë, miq dhe zyrtarë të lartë shtetërorë, transmeton Flaka.
Në fjalimin e saj, Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, dërgoi mesazhe të fuqishme për lirinë, bashkëpunimin dhe të ardhmen e përbashkët mes dy vendeve. Ajo theksoi se megjithëse 249 vjet janë një periudhë e shkurtër në kontekst global, për Shtetet e Bashkuara kjo është dëshmi e një kombi të vogël, por të fuqishëm dhe energjik, i bazuar në themelet e lirisë, vetëqeverisjes dhe mbrojtjes së të drejtave themelore.
Ambasadorja gjithashtu përkujtoi një moment të rëndësishëm këtë vit, duke shënuar 30 vjet prej vendosjes së raporteve diplomatike mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të fortë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.
Në ngjarje morën pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit, duke e vlerësuar këtë përvjetor si një moment reflektimi dhe forcimi të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ajo që ra në sy ishte prania e gjuhës shqipe përsaj gjuhës maqedono në skenografinë e tribunës në ceremoninë e mbajtur në Ambasadën amerikane në Shkup. Flaka
















